Fjalët e para të Junior Firpo si lojtar i Barçës: “Së bashku shpresoj të arrijmë gjëra të bukura”

  • 04 August 2019 - 15:01
Fjalët e para të Junior Firpo si lojtar i Barçës: “Së bashku shpresoj të arrijmë gjëra të bukura”

Junior Firpo është i lumtur me transferimin në Barcelonë dhe shpreson të fitojë shumë trofe në të ardhmen.

ADVERTISING

inRead invented by Teads

Barcelona ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të majtë, Junior Firpo nga Real Betis.

23-vjeçari është blerë për 18 milionë euro plus 12 të tjera bonuse dhe ka nënshkruar kontratë deri më 2024.

Ai shpreson të arrijë gjëra të bukura me fanellën e Barcelonës.

“Jam shumë i lumtur që gjendem këtu, me këta futbollistë të mëdhenj. Shpresoj të arrijmë së bashku gjëra të bukura”, tha Junior.

Junior bëhet lojtari i pestë i ri në ekipin e Ernesto Valverdes për sezonin 2019/20, pas Frenkie de Jong, Neto, Antoine Griezmann dhe të riut të akademisë që u promovua në ekipin e parë, Moussa Wagué.

(Kosova Sot Online)