“Edhe mbrojtësit e Bayernit ishin të frikësuar nga Jadon Sancho”

  • 04 August 2019 - 15:38
“Edhe mbrojtësit e Bayernit ishin të frikësuar nga Jadon Sancho”

Jadon Sancho e nis aty ku e la sezonin e kaluar. Në finalen e Superkupës së Gjermanisë, ku përballe kishte Bayern Munichun, talenti anglez shënoi një gol dhe dha një asist, duke kompletuar një mbrëmje të madhe për të.

Në fund të ndeshjes, të gjithë lëvdatat ishin për të, teksa Alex Witsel e lartësoi me fjalë të mëdha 19-vjeçarin e Dormtund.

“Jadon është një talent i madh. Edhe mbrojtësit e Bayernit ishin të frikësuar kur ai kishte topin. Por, kjo është normale sepse Sancho ka shumë kualitet. Ai është i shpejtë, i fortë teknikisht dhe mund të shënojë gola, ashtu siç mund të nxjerrë asist për shokët e skuadrës. Ai është me të vërtetë një lojtar i kompletuar”, tha belgu.

Dortmund është kompletuar këtë sezon me blerjen e Hazard, Schulz, Brandt dhe pagesën e kartonit të Alcacer, me qëllimin për të rivalizuar Bayern Munich në kampionatin gjerman për sezonin 2019/20.

(Kosova Sot Online)