Napoli mohon se ka bërë ofertë për Lukakun

  • 04 August 2019 - 17:11
Napoli mohon se ka bërë ofertë për Lukakun

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka insistuar se ai vetëm ka pyetur për situatën e Lukakus, por “është në interesin e tyre të shohin nëse do të vendosin që të bëjnë një ofertë në të ardhmen”

Sulmuesi i Manchester United është përfolur për një marrëveshje në mes të tij dhe Paulo Dybala, derisa për të ka një muaj që përfolët për një kalim të Interi.

Ka pasur raporte që Napoli po ashtu është përfshirë në një marrëveshje ku ka ofruar para dhe Arkadiusz Milik, por De Laurentiis ka folur për këtë gjë.

“A e dini pse ka thashetheme për të? Sepse jam shok i mirë i agjentit të tij, Deferico Pastorello, me të cilin shpesh bisedojmë”, tha presidenti i Napolit për Sky Sport Italia.

“E kam pyetur atë: A mendoni se Lukaku do ti përshtatej Napolit? A do të shkoj ai në Juventus apo jo? Ne flasim edhe për këto gjëra, por pastaj ne e dimë se është në interes të agjentëve të shohin se a do të bëjmë një ofertë, pasi që çmimi mund të jetë i papërshtatshëm”.

“Kjo është arsye pse e preferoj afatin kalimtar prej që hapet e deri të mbyllet në fund të gushtit”.

(Kosova Sot Online)