Super Kupa e Anglisë e Cityt

  • 04 August 2019 - 18:14
Super Kupa e Anglisë e Cityt

Liverpool ka qenë më i mirë për 90 minuta se Manchester City. Dy shtylla të goditura dhe shumë mundësi për të shënuar kanë treguar që Liverpool pritet që të jenë të fuqishëm këtë sezon në Premier Ligë pavarësisht se nuk ka pasur blerje të mëdha. Por, fati i penalltive i takoi skuadrës së Cityt.

Një ndeshje e bukur me plot aksione në të dyja anët.

Kampioni aktual i Anglisë është përballur sot me nënkampionin e Anglisë Liverpool në Ëembley të Londrës.

Një ndeshje e hapur, më shumë mundësi për shënim nga të dyja palët, por që skuadra e Jurgen Klopp ishte më e mirë në shumë aspekte.

Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 12-të pas një kundërsulmi tëe City, ku shënoi Sterling.

Ky gol ishte më shumë një gol shkaku i gabimit të Alisson.

Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Liverpool sulmoi vazhdimisht. Goditi dy herë shtyllën por nuk arriti të shënoi gol.


Fillimisht ishte Van Dijk që goditi shtyllën dhe më vonë edhe Salah, por që ishin të pafat.

Loja vazhdoj dhe krejt në minutat shtesë Liverpool ka mundur të shënojë edhe njëherë por ishte mbrojtësi Walker që ia mohoi golin.

Shaqiri hyri në lojë në minutën e 77-të dhe arriti të kishte një goditje në gol në minutën e tretë shtesë të takimit.

Pas kësaj erdhi të ekzekutimi i penalltive ku më i saktë u tregua skuadra e

Hynë Shaqiri, Liverpool barazon rezultatin

Liverpooli ka barazuar rezultatin kundër Manchester City

Një bashkëpunim i dy mbrojtësve, Joel Matip dhe Van Dijk ka rezultuar me barazim të rezultatit në minutën e 77-të te ndeshjes.

Kujtojmë se në ndeshje është hyrë edhe Xherdan Shaqiri, në po këtë minutë ku ka zëvendësuar Roberto Firminon.

Gjatë goditjes se penalltive ishte Wijnaldum ai që dështoi për të shënuar, duke bërë që City të fitojë trofeun e katër vendor brenda vitit 2019.

(Kosova Sot Online)