Reali me ofertë të re në drejtim të Unitedit, ofron James Rodriguezin dhe para për Pogban

  • 05 August 2019 - 09:15
Reali me ofertë të re në drejtim të Unitedit, ofron James Rodriguezin dhe para për Pogban

Real Madridi nuk është dorëzuar për t’i siguruar shërbimet e Paul Pogbas.

Los Blancos po tentojnë në të gjitha mënyrat për të nënshkruar me reprezentuesin francez, edhe pse Man Utd po i reziston ofertave.Së fundmi Reali ka bërë një ofertë të re në drejtim të Djajve të Kuq, duke përfshirë edhe kolumbianin James Rodriguez.13 herë kampionët e Evropës kanë ofruar kolumbianin James Rodriguez si dhe 35 milionë euro, ofertë që është refuzuar nga Manchesteri.

Djajtë e Kuq kanë bërë të qartë se nuk duan të heqin dorë nga Pogba, pasi trajneri i tyre Ole Gunnar Solskjaer e sheh si lojtarin kryesor në mesfushë.United do të pranonte vetëm oferta që kapin shifrën e 160 milionë funteve, por që madrilenët nuk janë të gatshëm të ofrojnë aq para për Pogban.

Gjithsesi francezi është duke u pëlqyer edhe nga ish-skuadra e tij Juventus. 

(Kosova Sot Online )