Ish-sulmuesi i Realit turpëron 80 milionëshin që mund ta zëvendësojë Pogban te Unitedi

  • 05 August 2019 - 09:47
Ish-sulmuesi i Realit turpëron 80 milionëshin që mund ta zëvendësojë Pogban te Unitedi

U shit vetëm për 20 milionë, Raul de Tomas mund të konsiderohet blerja më e mirë ndonjëherë për Benfican.

De Tomas, që nuk gjeti asnjëherë vend në ekipin e parë të Real Madridit, këtë verë kaloi te Benfica për 20 milionë euro dhe deri më tani, ai ka treguar se është një sulmues modern dhe i aftë për të shënuar gola, por që asnjëherë nuk ka pasur hapësirë të mjaftueshme te Los Blancos.

Në Superkupën e Portugalisë, De Tomas nuk shënoi gol, por bëri paraqitje pozitive duke ndihmuar të tijtë të fitojnë 5-0 ndaj Sporting Lisbonës për ta ngritur lart trofeun.

Në një moment, De Tomas turpëroi Bruno Fernandesin, njeriu që kërkohet nga Manchester United për të zëvendësuar Paul Pogban.

Ai ia kaloi Fernandezit topin nën këmbë, duke ngjallur ovacione në stadium. 

(Kosova Sot Online)