Tuttosport: Juventusi do të ofrojë tre lojtarë për Pogban

  • 05 August 2019 - 10:11
Tuttosport: Juventusi do të ofrojë tre lojtarë për Pogban

Paulo Dybala, Mario Mandzukic dhe Blaise Matuidi për Pogban e Manchester United, kjo pritet të jetë oferta bombastike e “Zonjës së Vjetër” në drejtim të “Djajve të Kuq”

Paul Pogba vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Francezi e ka pranuar publikisht se dëshiron sfidë të re, dhe menjëherë në sulm janë hedhur Juventusi e Real Madridi.

Por, Manchester United është duke vështirësuar largimin e Pogbas dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të qëndrojë në “Old Trafford”.

Sido që të jetë, si Reali ashtu edhe Juve, janë duke tentuar në mënyra të ndryshme për t’i bindur drejtuesit e “Djajve të Kuq” për të negociuar për Pogban.

Sipas “Tuttosport”, Juventusi ka bërë gati ofertën përfundimtare për Pogban. “Zonja e Vjetër” do të ofrojë tre lojtarë; Paulo Dybala, Mario Mandzukic dhe Blaise Matuidi për mesfushorin francez.

Sipas kësaj të përditshme, tashmë janë takuar drejtori sportiv i klubit, Fabio Paratici, zëvendës-presidenti Pavel Nedved dhe agjenti i Pogbas, Mino Raiola.

Raportohet se Raiolas i janë premtuar 15 milionë euro nëse e transferon Pogban në Torino, kurse lojtari do të jetë ndër më të paguarit në botë.

(Kosova Sot Online)