Mesfusha, problemi i Valverdes, pret largime

  • 05 gusht 2019 - 11:48
Mesfusha, problemi i Valverdes, pret largime

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, i ka sugjeruar klubit që të lëvizë me disa lojtarë, veçanërisht në një mesfushë të mbipopulluar.

Blaugranat nënshkruan me Frenkie de Jong këtë verë për 75 milionë euro.

21-vjeçari është vendosur në një rol titullari në mesfushë, në ndeshjet parasezonale.

Riqui Puig, 19 vjeç, gjithashtu, ka luajtur në miqësoret e kësaj vere dhe mund të jetë i gatshëm të ketë ndikim në ekipin e parë.

Po t’u shtoni atyre edhe një kastë mesfushorësh të tjerë, ku përfshihen tashmë Sergio Busquets, Ivan Rakitic, Arthur Melo, Rafinha, Alena dhe Arturo Vidal, ky repart i skuadrës katalanase duket i konsoliduar mirë, por mbase ka teprica.

Valverde e pranoi këtë çështje, por nuk ishte në gjendje të hedhë dritë mbi lëvizjet që mund të bëhen në këtë merkato, nëse do të ketë të tilla.

“Ka mjaft lojtarë në mesfushë”, tha trajneri, pasi ekipi i tij mundi Arsenalin në “Joan Gamper Trophy”, të dielën.

“Ne do të shohim nëse ndodh diçka. Nuk e di nëse do të ketë ndonjë shitje apo përforcim. Këtë sezon ka më shumë konkurrencë”, shtoi ai, kur iu përgjigj pyetjes në lidhje me të ardhmen e Vidal.

Kiliani vetëm në sezonin e kaluar nënshkroi për Barçën, por mbeti një gurë disi periferike, edhe para ardhjes së De Jong dhe shfaqjes së Puig.

Raportet në Spanjë e kanë lidhur atë dhe Rakitic me një largim nga Barcelona.

Lidhur me paraqitjet e ish-yllit të Ajax, De Jong, trajneri Valverde nënvizoi: “Ai është kurioz dhe gjithmonë dëshiron të përmirësohet. Gjithmonë është kërkues dhe e dëshiron topin. Ai nuk e tepron në situata të vështira. Mund të punojë më shumë dhe të na japë më tepër shpejtësi. De Jong është një përforcim i mirë”.

(Kosova Sot Online)