Oferta e Realit nuk e bind Unitedin për Pogban, 30 milionë euro plus James Rodriguezin

  • 05 August 2019 - 12:32
Oferta e Realit nuk e bind Unitedin për Pogban, 30 milionë euro plus James Rodriguezin

Unitedi ka refuzuar 30 milionë euro plus kartonin e Rodriguez për Pogban

Manchester United vazhdon të ngul këmbë në mos shitjen e Paul Pogbas dhe se e duan në “Old Trafford” edhe sezonin e ardhshëm.

“Djajtë e Kuq”, sipas The Times, kanë refuzuar ofertën e Real Madridit që përfshinte kartonin e James Rodriguez plus 30 milionë euro për Paul Pogban.

Klubi anglez dëshiron 170 milionë euro, vetëm në këtë mënyrë do t’ia plotësonte kërkesën edhe lojtarit, që disa herë ka përsëritur se dëshiron një sfidë të re në karrierë.

Në anën tjetër, pas miqësores me Milanin, Ole Gunnar Solskjaer ishte i qetë sa i përket Pogbas, duke thënë se ai do të qëndrojë në United.

Afati kalimtar veror mbyllet në Angli këtë të premte, kështu që duke parë kohën e shkurtër, të gjitha rrugët të qojnë në qëndrimin e Pogbas te Manchester Unitedi. 


(Kosova Sot Online)