Trajneri i Nottingham: Murici do të bëjë sërish gabime

  • 05 August 2019 - 13:03
Trajneri i Nottingham: Murici do të bëjë sërish gabime

dhe Sabri Lamouchi i ka dalë në mbrojtje portierit të Kosovës, Arijanet Muric.

Muriç ishte fajtor te goli i parë i West Bromit në humbjen e Nottinghamit 2:1 të shtunën në Championship, para se të gabonte edhe te goli i dytë nga distanca.

Kjo nuk është diçka e mirë sipas trajnerit të Nottingham, Sabri Lamouchi, por e ka mbrojtur atë.

“Gjatë një ndeshje, duhet të jeni të qetë, të zgjuar, të fokusuar. Të adaptoheni dhe të fokusoheni në lojë. Por, mos harroni se ai (Muric) është vetëm 20 vjeçar. Ai do të bëjë sërish gabime”, tha Lamouchi.

“Kur një portier bën gabime, ekipi pranon gola. Kur sulmuesit humbasin mundësi për të shënuar apo mesfushorët bëjnë gabime, është ndryshe”.

(Kosova Sot Online)