Zyrtare: Maguire është i Manchester United, bëhet më i shtrenjti në histori

  • 05 August 2019 - 14:33
Zyrtare: Maguire është i Manchester United, bëhet më i shtrenjti në histori

Harry Maguire zyrtarisht është lojtar i Manchester United. Ai është bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Manchester United ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Leicester City për transferimin e qendërmbrojtësit, Harry Maguire.

 

26-vjeçari u transferua në “Old Trafford” për 87 milionë euro, duke u shndërruar në mbrojtësin më të shtrenjtë në histori të futbollit.

Harry ka nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare me “Djajtë e Kuq”, me mundësi vazhdimi edhe për disa vite tjera.Reprezentuesi i Anglisë, iu bashkua Leicesterit në vitin 2017 ku bëri 76 paraqitje dhe shënoi 5 gola.

(Kosova Sot Online)