Solskjaer: “Harry është një ndër më të mirët në botë, do të përshtatet shpejt”

  • 05 August 2019 - 15:24
Solskjaer: “Harry është një ndër më të mirët në botë, do të përshtatet shpejt”

Harry Maguire është edhe zyrtarisht futbollist i Manchester United.

Mbrojtësi anglez u transferuan në “Old Trafford” për shumë rekord për një mbrojtës, 80 milionë paundë.

23-vjeçari firmosi kontratën 6-vjeçare me opsion rinovimin edhe për një vit.

Në bazë të marrëveshjes mbrojtësi do të përfitojë 200.000 paundë në javë.

Trajneri i “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solskjær, është i lumtur që më në fund e ka në skuadër mbrojtësin anglez.

“Harry është një nga mbrojtësit më të mirë qarkullim dhe jam i kënaqur që kemi siguruar nënshkrimin me të”, u shpreh Solskjaer.

“Është një lexues i shkëlqyeshëm i lojës ka autoritet dhe aftësinë për të qëndruar i qetë dhe shmangur presionin. Ai do të përshtatet mirë në këtë grup si në fushë dhe jashtë saj”.

Maguire luajti për dy sezone te Leicester City, ku u aktivizua në 76 ndeshje e shënoi 5 gola.

(Kosova Sot Online)