Ismael Bennacer: Nuk mund t’i thoni “jo” Milanit

  • 05 August 2019 - 15:56
Ismael Bennacer: Nuk mund t’i thoni “jo” Milanit

Transferimi i ri i Milanit, Ismael Bennacer, është krenar që i është bashkuar një ndër klubit më të lavdishëm në botë dhe e pranoi se “s’mund t’i thoni “jo” Milanit”.

Bennacer u transferua nga Empoli të dielën, pas paraqitjeve mbresëlënëse në Kupën e Kombeve të Afrikës ku triumfoi me Algjerinë dhe u shpall “lojtari më i mire"

“Jam shumë i lumtur që gjenden këtu, që bëhem pjesë e këtij klubi të lavdishëm”, tha mesfushori 21-vjeçar.

“Milani është një ndër klubet më të lavdishme në botë për shkak të historisë. Kur Milani ju telefonon, ju s’mund t’i thoni ‘jo’. Vetëm duhet të shkoni atje”.

“Do të jap më të mirën time, mezi pres të startojnë dhe ju garantoj se 2000 mijë % gati!”. 

(Kosova Sot Online)