Lukaku stërvitet me Anderlechtin

  • 05 August 2019 - 16:36
Lukaku stërvitet me Anderlechtin

Në një zhvillim befasi, synimi i Juventusit dhe Interit, Romelu Lukaku është parë duke stërvitur me ish klubin e tij Anderlecht

Lukaku nuk ka luajtur pothuajse fare në ndeshjet parasezonale me United dhe ka mbetur tërësisht edhe jashtë dy miqësoreve të radhës kundër Kristiansund dhe milan.

Në të njëjtën kohë, sulmuesi është duke u rikuperuar nga një lëndim i aluduar, por sot është parë në Anderlecht, raporton Het Laaste Nieuës.

26 vjeçari ka filluar karrierë me klubin belg ku kishte shënuar 41 gola në 98 ndeshje, para se të largohet për në Chelsea më 2011.

 

(Kosova Sot Online)