Wolves ofertë 30 milionëshe për Ruganin

  • 05 August 2019 - 17:49
Wolves ofertë 30 milionëshe për Ruganin

Wolverhampton Wanderers raportohet se kanë ftohur interesimin e tyre për Ruben Dias dhe në vend të kësaj kanë ofruar 30 milionë euro për mbrojtësin e Juventusit, Daniele Rugani

Sipas Express dhe Star, Wolves nuk kanë mundësi që të “investojnë” shumë e kërkuar në Dias – i cili më parë ishte lidhur me një kalim në Juve.

Por sipas gazetarit Nicolo Schira te Gazzetta dello Sport dhe në një raport të Sportitalia, skuadra angleze është gati për të “ofruar” 30 milionë euro për Ruganin.


Kjo shumë plotëson kërkesat e bardhezinjve për një transfer të lojtarit për të cilin është thënë se Arsenali ka kërkuar dy vite huazim për të me opsion blerjen.

25 vjeçari nëse shkon në sezonin e ri me Zonjën e Vjetër do të jetë zgjidhje e pestë, pas Chiellini, Bnucci, de Ligt dhe Demiral.

Megjithatë, Wolves ende mund ta sigurojnë këtë lojtar deri të enjten, kur edhe përfundon afati kalimtar veror në Premier Ligë. 

(Kosova Sot Online)