Basketbollisti suspendohet nga FIBA, pasi që analiza i doli se është shtatzënë

  • 05 August 2019 - 20:23
Basketbollisti suspendohet nga FIBA, pasi që analiza i doli se është shtatzënë

Befasi, jeni shtatzënë

Basketbollisti D.J. Cooper, një ish yll i Ohio University i cili luan në ligat profesionale në Europë, për momentin është suspenduar nga FIBA pasi që ka përdorur urinën e dikujt tjetër për testin doping – e cila tregonte se Copper është shtatzënë, shkruan Eurohoops.net.

Cooper 28, ishte i interesuar që ti bashkohet Bosnjës si një lojtar i neutralizuar. Saktësisht, Cooper u testua pozitiv në chorionic gonadotropin (hCG), e cila prodhohet në placentë gjatë shtatzënisë. Urina doli se i takonte të dashurës së Cooperit, nëse i referohemi RTV Slovenia.

Është e paqartë nëse Cooper ka dashur të fsheh diçka në këtë mes, por është e arsyeshme që ai nuk e dinte që e dashura e tij është shtatzënë, përndryshe nuk do ta përdorte.

Qendra, i cili vazhdoj karrierën në Monaco më 2018 për “arsye familjare” është suspenduar deri më 20 qershor 2020. I lindur në Chicago ai luajti për Ohion gjatë viteve 2009-2013 por që nuk arriti të seleksionohet asnjëherë për ndonjë ekip në NBA. Ai ishte njëherë në ekipin e verës së Washington Wizards më 2016. Përpos Monacos, Cooper ka luajtur për disa skuadra në Greqi, Rusi dhe Francë, Ai ishte edhe ProA francez më 2017.


(Kosova Sot Online)