Interi gati ofertën e re për Lukaku

  • 05 August 2019 - 20:46
Interi gati ofertën e re për Lukaku

Sipas Sky Sports, Inter ka vendosur për ta rritur ofertën e tyre për Romelu Lukaku, i cili dëshiron të largohet nga Manchester United.

Megjithatë, sipas raporteve, Djajtë e kuq mund ta refuzojnë përsëri këtë ofertë.

Duke cituar burime të afërta, thuhet se ende është shumë larg arritjes se një marrëveshje me sulmuesin belg.

Lukaku sot ështëe parë në qendrën stërvitore të Anderlecht ku është duke u bërë gati për sezonin e ri. 
(Kosova Sot Online)