Messi për lëndimin: Do të mungoj për pak kohë

  • 05 August 2019 - 22:31
Messi për lëndimin: Do të mungoj për pak kohë

Dita e parë në stërvitje nuk ishte një ditë e mirë për Lionel Messi, pasi që sulmuesi ka pësuar një lëndim në kofshë gjatë stërvitjeve të hënën

Ky lëndim do ta mbaj atë jashtë skuadrës për në turneun në Amerikë dhe ai ka postuar një mesazh në rrjetet sociale që ka të bëj me këtë problem.

“Do të dëshiroja që të startoj, por fatkeqësisht pata një përsëritje lëndimi në sesionin e parë të stërvitjeve që do të me mbaj jashtë për pak kohë”, ka shkruar Messi në Instagram.

“Ju falënderoj për mesazhet dhe mbështetjen e juaj”.

“Dëshiroj që të jem me skuadrën dhe me ata të cilët do të na përcjellin në SHBA, por kësaj here nuk paska qenë momenti i im”.

“Do të shihemi se shpejti, ju përqafoj të gjithëve”. 

(Kosova Sot Online)