Përfundon gjithçka, Cancelo shumë shpejt lojtar i City

  • 05 August 2019 - 23:01
Përfundon gjithçka, Cancelo shumë shpejt lojtar i City

Juventusi janë pajtuar me në fund për ta shitur Joao Cancelo në Manchester City për 30 milionë euro plus Danilo si lojtar që do largohet nga City

Gianluca Di Marzio, Fabrizio Romano dhe gazetari i goal.com Romeo Agresti kanë raportuar se është arritur marrëveshja që të shkëmbehen Cancelo dhe Danilo plus 30 milionë euro që do t’i paguajë City.

E vetmja mosmarrëveshje sipas gazetarëve të njohur është shumë shtesë që do ta paguajë City, Romano thotë 30 milionë kurse Agresti thotë më pak se 25 milionë euro.

Portugezi tashmë i ka thënë lamtumirë “bardhezinjve” dhe tani është i lirë për ta kompletuar kalimin e tij në City.

Danilo në anën tjetër, që luan në të njëjtën pozitë si Cancelo, do të nënshkruan kontratë pesë vjeçare me vlerë për katër milionë në sezon plus bonuse.

Gazetta dello Sport shkruan se testet mjekësore nga të dy lojtarët do të kryhen gjatë ditës së martë.


(Kosova Sot Online)