Pasi United dështoi për Dybala, PSG i vihet pas atij

  • 05 August 2019 - 23:38
Pasi United dështoi për Dybala, PSG i vihet pas atij

Paulo Dybala dështoi për t’u transferuar në Manchester United, më shumë për shkak te të drejtave të imazhit, por tani pas shërbimit të tij është vënë skuadra e PSG

Sipas Canal +, PSG janë duke përgatitur një ofertë prej 60 milionë euro për Paulo Dybala, e cila duket se është shumë e ulët nga ajo që e kërkon Juventusi.

Sulmuesi argjentinas dështoi për t’u transferuar në United në një marrëveshje shkëmbimi me Romelu Lukaku.

Në fund u tha se United nuk dëshiron të merr lojtarë që nuk dëshirojnë të luajnë për ta por duket se problemi kryesor për ta ishin të drejtat e imazhit.

Megjithatë, tani PSG do të tentojë që ta transferojë atë.


(Kosova Sot Online)