Formacioni me futbollistët më të shtrenjtë në botë

  • 06 August 2019 - 08:26
Formacioni me futbollistët më të shtrenjtë në botë

Transferimi i Harry Maguire te Manchester Unitedi nga Leicester City e bëri atë mbrojtësin më të shtrenjtë në histori të futbollit, duke ia dhënë atij një vend në formacionin me futbollistët më të shtrenjtë në botë.

Në formacionin aktual përfshihen transferime të bëra gjatë tre vjetëve të fundit, pasi që çmimet në tregun e futbollistëve kanë shpërthyer gjatë kësaj periudhe, përderisa të gjithët lojtarët në këtë 11-she kanë qenë 27-vjeçarë ose më të rinj kur u transferuan,..

Premierliga e dominon këtë listë me gjashtë lojtarë: dy për Manchester Unitedin, dy për Manchester City, një për Liverpoolin dhe një për Chelsean. Pesëshja tjetër ndahet nga Barcelona (dy), Paris Saint-Germain (dy) dhe Bayern Munich (një).

Kepa Arrizabalaga – Nga Athletic Bilbao te Chelsea për 80 milionë euro

kepa, nuevo jugador del chelsea

Kyle Walker – Nga Tottenhami në Manchester City për 56.7 milionë euro

Virgil van Dijk – Nga Southamptoni në Liverpooli për 85 milionë euro

Harry Maguire – nga Leicester City te Manchester Unitedi për 90 milionë euro. 

Lucas Hernandez – nga Atletico Madridi në Bayern Munich për 80 milionë euro

Rodri – Nga Atletico në Manchester City për 70 milionë euro

Paul Pogba – Nga Juventusi në Manchester United për 105 milionë euro

Frenkie de Jong – nga Ajaxi në Barcelona për 75 milionë euro plus 11 milionë

Philippe Coutinho – Nga Liverpooli në Barcelona për 120 milionë euro

Neymar – Nga Barcelona në Paris Saint-Germain për 222 milionë euro

Kylian Mbappe – Nga Monaco në PSG për 180 milionë euro .

(Kosova Sot Online )