Barcelona arrin në Miami pa Messin

  • 06 August 2019 - 08:45
Barcelona arrin në Miami pa Messin

Skuadra e Barcelonës ka arritur në Miami për ta filluar turneun parasezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të luajnë në Florida dhe Michigan, të dyja kundër Napolit.

Katalonasit arritën me një numër të madh të lojtarëve në skuadër, të drejtuar nga presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu, mirëpo Lionel Messi mbeti në shtëpi.

Ylli argjentinas e pati një lëndim të vogël që ia pamundësoi atij udhëtimin me skuadër.

Barcelona do të stërvitet për herë të parë të martën dhe dy lojtarë pastaj do të flasin në një konferencë për media.

Pas këtyre dy ndeshjeve kundër Napolit, Barcelona do të përballet me Athletic Bilbaon, për ta nisur rrugëtimin në La Liga. Kjo ndeshje është parashikuar të zhvillohet më 16 gusht, mirëpo Federata e Futbollit e Spanjës insiston që ajo të zhvendoset më 17 gusht. 

https://twitter.com/i/status/1158535023898898433

(Kosova Sot Online)