“Emërimi i Xhakës si kapiten, veprim i rrezikshëm”

  • 06 August 2019 - 09:03
“Emërimi i Xhakës si kapiten, veprim i rrezikshëm”

Kosovari pritet që ta mbajw shiritin e kapiteni pas largimit të Laurent Koscielnyt nga Arsenali. Megjithatë, mediumi anglez, 90 minutes, pretendon se një vendim i tillë do të ishte i rezikshëm për klubin pasi që, sipas tyre, Xhaka nuk i ka karakteristikat që i nevojiten një lideri.

Granit Xhaka bëri të ditur dje se shpreson ende që të jetë kapiten i skuadrës së Unai Emery për sezonin e ri, por shtoi se është përgjegjësi e tërë skuadrës të tregojë lidership gjatë ndeshjeve.

“Askush nuk ka folur për shiritin e kapitenit deri më tani. Trajneri ende nuk ka vendosur por nëse unë do ta kem shiritin, natyrisht, do të jem i lumtur. Është një gjë speciale por në fund ne të gjithë duhet të jemi kapiten të skuadrës – si brenda, ashtu edhe jashtë fushës – sepse kështu duhet të jemi të gjithë ne”, u shpreh Xhaka.

Xhaka i bëri këto komente pas humbjes në ndeshjen e fundit të turneut parasezonal kundër Barcelonës, ku edhe pse e kishin epërsinë prej 1-0 e shpërdoruan atë duke humbur trofeun Joan Gamper.

Lajmi për emërimin e mundshëm të Xhakës si kapiten i parë është vlerësuar si veprim i rrezikshëm nga “90 minutes”.

“Tifozët e përkushtuar të këtij klubi janë ende duke e përjetuar një mangësi në skuadrën e tyre. Kjo hapësire ende nuk është përmbushur nga një lojtar adekuat me shiritin e kapitenit në krah”, shkruan 90 minutes.

“Lidershipi është një cilësi që s’duhet të nënvlerësohet në futboll. Pavarësisht sa është i talentuar një futbollist, ai nuk mund të jetë lider nëse nuk e nxjerr skuadrën nga balta, i kthen në lojë dhe e mbledh skuadrën në momente dëshpërimi. Ky njeri nuk është Granit Xhaka”.

“Ai thjesht nuk është kapiten. Pse? Xhaka humb nëpër ndeshje nganjëherë e shpeshherë bën edhe gabime. Gjatë sezonit të kaluar, Arsenali i pranoi shtatë gola për shkak të gabimeve të Xhakës”.

“Klubi nuk duhet t’ua japë të rinjve një shembull të tillë. Natyrisht, çdo futbollist bën gabime, por duke e emëruar Xhakën kapiten, klubi e vendos shumë poshtë standardin për lojtarët e tjerë”. 

Image

(Kosova Sot Online)