Klubi i Premierligës e do Albian Ajetin

  • 06 August 2019 - 10:49
Klubi i Premierligës e do Albian Ajetin

Albian Ajeti mund të përfundojë në Premierligë pas paraqitjeve të shkëlqyeshme me Baselin.

E ardhmja e Albian Ajetit mund të jetë e lidhur me Premierligën angleze.

Në fakt, sulmuesi kosovar po shkëlqen në fanellën e Baselit dhe me këtë rast e ka zgjuar interesimin e klubeve evropiane.

Njëri prej tyre është edhe West Ham United, shkruan “Foorball Insider”.

Klubi londinez është i gatshëm t’i ofrojë 5 milionë euro për përfaqësuesin zviceran.

Mirëpo, kjo ofertë duket se është refuzuar nga Baseli, i cili e vlerëson 22 vjeçarin 10 milionë euro. 

(Kosova Sot Online)