Si do të dukej tabela e Premierligës 2018/19 nëse fati s’do të ekzistonte?

  • 06 August 2019 - 11:06
Si do të dukej tabela e Premierligës 2018/19 nëse fati s’do të ekzistonte?

Shkolla e Ekonomisë në Londër e ka publikuar një studim interesant, duke e vlerësuar sesa i drejtë kishte qenë sezoni 2018/19 i Premierligës. Ata zbuluan se si do të ishte dukur tabela e ligës angleze, nëse fati s’do të kishte luajtur asnjë rol.

Manchester City dhe Liverpooli e zhvilluan një garë të zjarrtë për titullin e kampionit të Anglisë sezonin e kaluar. Gara u vendos në xhiron finale, kur skuadra e Pep Guardiolës e mbrojti titullin e kampionit për shkak të një pikë më shumë të grumbulluar sesa rivali.

Sipas studimit të bërë nga Shkolla e Ekonomisë në Londër, djemtë e Pep Guardiolës në fakt kishin qenë të pafat sezonin e kaluar dhe për këtë arsye i humbën tre pikë. Kjo do të thotë se ata do të ishin shpallur kampionë në javën e parafundit nëse fati s’do të kishte luajtur rol.

Në anën tjetër, Liverpooli këtë herë nuk ishte as me fat e as pa fat, pasi që 97 pikët e grumbulluara të tyre ishin plotësisht të drejta. Sezonin e kaluar, Liverpooli i kishte humbur 12 pikë për shkak të fatit të keq.

Sa i përket klubit me më së shumti fat, ai ishte Brighton Hove Albion, ndërsa në mesin e tetë klubeve të Premierligës që fituan më shumë pikë sesa që e meritonin ishte edhe Manchester Unitedi.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer u pozicionua në vendin e gjashtë në tabelën e Premierligës, duke e humbur kështu një vend në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, po të mos kishin pasur fat, ata s’do të kishin luajtur as në Ligën e Evropës, pasi që ata do të renditeshin në pozitën e shtatë. 

Image

(Kosova Sot Online)