Tentimi i fundit i Real Madridit për Pogban

  • 06 August 2019 - 12:56
Tentimi i fundit i Real Madridit për Pogban

Real Madridi nuk është i vetëm në garën për t’i siguruar shërbimet e Paul Pogbas, përderisa edhe Juventusi është i interesuar për mesfushorin francez. Për më tepër, edhe francezi dëshiron ta sigurojë këtë transferim qysh këtë verë.

Përderisa është e vërtetë se të dyja klubet kanë kohë deri më 2 shtator për ta kompletuar këtë transferim, afati kalimtar për klubet e Premierligës mbyllet më 8 gusht.

Manchester Unitedi e ka kompletuar transferimin e Harry Maguire për 88 milionë euro këtë javë dhe ata janë duke punuar për ta siguruar një marrëveshje për Sergej Milinkovic-Savicin e Lazios.

Edhe Juventusi, edhe Real Madridi janë duke tentuar ta gjejnë një zgjidhje dhe përkundër që e duan francezin, asnjëri prej tyre nuk dëshiron t’i paguajë 150 milionë eurot që “Djajtë e kuq” po i kërkojnë, dy gjigantët evropianë duan të përfshijnë lojtarë në marrëveshjet e tyre.

Sipas The Times, “Los Blancos” veçse ia kanë ofruar 30 milionë euro dhe James Rodriguezin Manchester Unitedit, në shkëmbim të Pogbas. Mirëpo, kjo ofertë u refuzua menjëherë.

Megjithatë, ka ende lojtarë të tjerë me të cilët Real Madridi mund të tentojë ta tundojë Manchester Unitedin, përfshirë këtu Gareth Bale, të cilit i dështoi transferimi në Kinë.

Ndërkohë, Juventusi, do të ishte i lumtur ta largojë Blaise Matuisin, Mario Madzukicin dhe Paulo Dybalan, edhe pse argjentinasi e ka bërë të qartë se nuk e dëshiron kalimin në “Old Trafford”.

Gjatë gjithë kësaj kohë, Pogba është në pritje. Ai tha se e lëndoi shpinën për të mos luajtur kundër Milanin, që nxiti vetëm më shumë spekulime për të ardhmen e tij. Ole Gunnar Solskjaer i heshti këto spekulime shpejt, duke i siguruar tifozët se Pogba dëshiron të qëndrojë në skuadrën e tyre.

Real Madridi do të tentojë edhe një herë, mirëpo tani është e qartë se ata nuk do ta paguajnë shumën e kërkuar nga Manchester Unitedi.

(Kosova Sot Online)