Babai i Higuainit: Djali im mund të pensionohet në Juventus

  • 06 August 2019 - 13:03
Babai i Higuainit: Djali im mund të pensionohet në Juventus

Babai i Gonzalo Higuainit ka zbuluar se sulmuesi argjentinas mund ta përfundojë karrierën e tij në Juventus, edhe pse thotë se familja e tij do të kishte preferuar që ai të pensionohet në River Plate.

Trajneri i ri i Juventusit, Maurizio Sarri, e ka kthyer Gonzalo Higuainin në ekipin e parë të bardhezinjve, pasi e kaloi sezonin e kaluar i huazuar në Milan dhe Chelsea.

31-vjeçari ka qenë i lidhur me një transferim në Romë, por Jorge mund ta shohë djalin e tij duke e përfunduar karrierën në “Allianz”, apo të kthehet në klubin e tij të fëmijërisë, River Plate.

“Gonzalo është në një vend të mirë”, zbuloi babai i Higuainit në një intervistë për Continental Ctes.

“Ai i ka edhe dy vjet të mbetura në kontratën e tij dhe mund ta përfundojë karrierën e tij në Juventus. Ne, si familje, do të preferonim që ai të pensionohet në River”.

“Ai e ka një marrëdhënie të mrekullueshëm dhe të afërt me trajnerin e River, Marcelo Gallardo”.

31-vjeçari e ka filluar turneun parasezonal me skuadrën e “Zonjës së Vjetër” dhe ai ia ka bërë të qartë klubit se preferon të qëndrojë në “Allianz” më shumë sesa ta gjejë një klub të ri, përkundër që Maurizio Sarri nuk do të ketë vend për të në formacionin e parë.

Megjithatë, Higuaini është opsioni i parë i Romës për ta zëvendësuar Edin Dzekon, nëse ky i fundit e kompleton transferimin në Inter. 

(Kosova Sot Online)