Superkompjuteri parashikon sezonin 2019/20 të Premierligës

  • 06 August 2019 - 13:48
Superkompjuteri parashikon sezonin 2019/20 të Premierligës

Manchester City do ta mposhtë sërish Liverpoolit për t’u shpallur kampion i Premierligës gjatë sezonit 2019/20, sipas një superkompjuteri.

“The Reds” i shtynë djemtë e Pep Guardiolën deri në xhiron finale të sezonit të kaluar për titullin e kampionit të Anglisë për sezonin 2019/20. Megjithatë, në fund Manchester City arriti ta mbrojë titullin e kampionit.

Dhe Talksport tani e ka përdorur superkompjuterin e vet për ta parashikuar tabelën e Premierligës për sezonin 2019/20. Sërish, kampionët në fuqi janë favoritë për ta marrë trofeun.

Djemtë e Jurgen Kloppit, që u shpallën kampionë të Evropës gjatë sezonit të kaluar, radhiten në pozitën e dytë, ndërsa pas tyre vjen Tottenhami në vend të tretë dhe Manchester Unitedi në vend të katërt.

Kjo do të thotë që Arsenali dhe Chelsea tanimë e kanë humbur mundësinë të luajnë në Ligën e Kampionëve. Në anën tjetër, Brighton, Sheffield United dhe Newcastle janë skuadrat të cilat parashikohet se do të bien në Championship, nivelin e dytë të futbollit në Angli.

Tabela e parashikuar nga superkompjuteri i TalkSport:

1. Manchester City – kampion i Premierligës

2. Liverpooli – kualifikim në Ligën e Kampionëve

3. Tottenhami – kualifikim në Ligën e Kampionëve

4. Manchester United – kualifikim në Ligën e Kampionëve

5. Arsenali – kualifikim në Ligën e Evropës

6. Chelsea

7. West Ham United


8. Everton

9. Wolves

10. Leicester City

11. Bournemouth

12. Southampton

13. Watford

14. Burnley

15. Norwich City

16. Aston Villa

17. Crystal Palace

18. Newcastle (rënie në Championship)

19. Sheffield United (rënie në Championship)

20. Brighton (rënie në Championship)

(Kosova Sot Online)