Dardanët përballë sfidës së madhe me Britaninë e Madhe

  • 06 August 2019 - 14:05
Dardanët përballë sfidës së madhe me Britaninë e Madhe

Basketbollistët e Kosovës të mërkurën në “Minatori” të Mitrovicës do të zhvillojnë ndeshjen vendimtare ndaj Britanisë së Madhe në parakualifikimet e Eurobasket 2021.

Dardanët janë të motivuar për këtë sfidë dhe nuk dorëzohen pavarësisht humbjes nga Luksemburgu.

Fitorja do t’u ndihmonte shumë, derisa më 14 korrik, prapë në Minatori, e presin Luksemburgun.

Lojtarët kanë nevojë për përkrahje në njërën nga palestrat ‘më të nxehta’ në Kosovë.

Ndeshja fillon nga ora 20:30, derisa tifozët e Kosovës, “Dardanët” kanë konfirmuar prezencën e tyre në palestër.

Basketbollistët më shumë se kurrë kanë nevojë për përkrahjen e tifozëve në përballjen vendimtare.

(Kosova Sot Online)