Ronaldo zbulon idhullin e tij në futboll

  • 06 August 2019 - 14:29
Ronaldo zbulon idhullin e tij në futboll

Shumë prej futbollistëve të rinj e kanë ëndërr të luajnë përkrah Cristiano Ronaldos, mirëpo kë e ka idhull sulmuesi 34-vjeçar i Juventusit?

Në mesin e përgatitjeve për sezonin 2019/20, Cristiano Ronaldo i ka zhvilluar disa intervistë. Së fundi, ai ka dhënë intervistë për Soccer.com, ku ka folur për ambiciet e tij në jetë.

Kur u pyet se me kë do të kishte dashur të luante më së shumti, Ronaldo u përgjigj: “Në mendjen time, kam shumë lojtarë me të cilët dua të luaj. Por, do ta zgjedh një prej vendim tim, që ndërroi jetë para disa viteve: Eusebio”.

“Ai është njëri ndër simbolet e Portugalisë, ai ishte një person i mrekullueshëm. Ai vdiq para disa viteve, por mua do të më kishte pëlqyer shumë të kisha luajtur bashkë me të në ekipin kombëtar”.

Eusebio da Silva Ferriera kishte qenë sulmues portugez. Gjatë karrierës së tij, ai i shënoi 733 gola në 745 ndeshje të zhvilluara, prej të cilave 41 në 64 ndeshje me Portugalinë. I njohur me nofkën “Pantera e Zezë”, ai ishte i famshëm për shpejtësinë dhe teknikën e tij.

Ai konsiderohet si njëri ndër lojtarët më legjendarë në skuadrën e Benficas dhe në atë të ekipit kombëtar të Portugalisë, si dhe njëri ndër lojtarët e parë të lindur në Afrikë që i kapi majat e suksesit në futboll.

Eusebio i ndihmoi Portugalisë ta arrijë vendin e tretë në Kupën e Botës së vitit 1966, duke qenë golashënuesi më i mirë i turneut, me nëntë gola. Ai e fitoi Topin e Artë në futbollistin më të mirë evropian në vitin 1965, ndërsa u radhit i dyti në vitet 1962 dhe 1966.

Nga pensionimi deri te vdekja e tij, Eusebio ishte ambasador i futbollit, duke u njohur si “futbollisti më i mirë i Afrikës” dhe “futbollisti i parë i mrekullueshëm i Afrikës”.