Klubi anglez ofron plot 110 milionë euro për Zahan

  • 06 August 2019 - 14:34
Klubi anglez ofron plot 110 milionë euro për Zahan

Evertoni është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm dhe është gati t’i ofrojë 70 milionë euro plus dy futbollistë për sulmuesin e rrezikshëm të Crystal Palacet

Wilfried Zaha është njëri prej sulmuesve më të kërkuar të afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi i rrezikshëm nga Bregu i Fildishtë po kërkohet nga gjigantët evropianë pas paraqitjeve mbresëlënëse me Crystal Palacen.

Evertoni duket të jetë klubi më i interesuar për futbollistin.


Pasi e transferoi Moise Kean nga Juventusi, Evertoni synon të përforcohet ende në sulm.

Për 26 vjeçarin Zaha, “Toffees” janë të gatshëm t’i ofrojnë 70 milionë euro plus dy lojtarë, Cenk Tosun e James McCarthy, një transfer i cili do t’i kushtonte afro 110 milionë euro klubit nga Liverpooli.

Në rast se konfirmohen shifrat e publikuara nga tabloidi britanik “The Sun”, Evertoni do të ishte favorit për lojtarin.

Napoli, një tjetër klub i interesuar për shërbimet e tij është larg sa i përket ofertës.

Për Zaha, interesim ka shfaqur edhe Manchester United. 

(Kosova Sot Online)