PSG-ja ia ka ofruar Neymarin Man Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit

  • 06 August 2019 - 14:46
PSG-ja ia ka ofruar Neymarin Man Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit

Braziliani pritet të largohet nga Parisi gjatë ditëve në vazhdim dhe klubi i tij janë duke kërkuar blerës për të rreth e përqark Evropës.

E përditshmja katalonase, Sport, raporton se Paris Saint-Germaini ka vendosur se tani ka ardhur koha për ta shitur Neymarin – edhe nëse vetëm në formë huazimi. Drejtuesit në Paris e kuptoj se tensioni i kësaj situate është i padurueshëm dhe për këtë Neymari është në shitje.

Megjithatë, për shkak të marrëdhënies të keqe mes dy klubeve, Paris Saint-Germaini është i gatshëm t’ia japë Neymarin kujtdo përpos Barcelonës. Ata ia kanë ofruar atë Manchester Unitedit, Juventusit dhe Real Madridit deri më tani.

PSG-ja është e vetëdijshme se Neymari e dëshiron një kthim në Camp Nou, mirëpo klubi francez është duke e bërë më të mirën e vet për të vendosur ku ta shesë. Neymari fillimisht iu ofrua Manchester Unitedit. Oferta ishte në vlerë prej 20 milionë eurosh në formë huazimi, por Manchester Unitedi e refuzoi këtë ofertë.

PSG-ja e kontaktoi menjëherë edhe Real Madridit, pasi që, për dallim nga rasti me Barcelonës, marrëdhënia e francezëve me madrilenët është e mrekullueshme. Por, përderisa Florentino Perez është tifoz i Neymarit, trajneri Zinedine Zidane e preferon Paul Pogban.

Juventusi është një tjetër klub që është duke e shqyrtuar mundësinë e transferimit të Neymarit. Braziliani i përshtatet profilit të lojtarit që i nevojitet bardhezinjve, mirëpo ata nuk mund ta përballojnë financiarisht një transferim të tillë.

Përfaqësuesit e Neymarit janë të lumtur që PSG-ja tani është e hapur ta lejojë atë të larohet, mirëpo ata dëshirojnë që të vendosin vetë se ku do të jetë e ardhmja e futbollistit. Dëshira e Neymarit për t’u kthyer në Barcelonë nuk është mbajtur aspak sekret.

Por, deri më tani, Barcelona nuk ka pranuar as ta mohojë e as ta konfirmojë interesimin për Neymarin. Megjithatë, ata janë duke e vëzhguar situatën e brazilianit. Transferimi në formë huazimi është opsioni i vetëm i klubit katalonas për momentin.

Neymari është rikuperuar plotësisht nga lëndimi i tij dhe ai është i gatshëm ta nisë sezonin e ri. Pasi që Lionel Messi mund të mos jetë i gatshëm për ndeshjen hapëse të sezonit, tani mund të jetë koha ideale për kthimin e brazilianit.