Skauti kryesor i Chelseat i abuzoi seksualisht futbollistët e rinj, reagon klubi

  • 06 August 2019 - 15:16
Skauti kryesor i Chelseat i abuzoi seksualisht futbollistët e rinj, reagon klubi

Lojtarët e rinj të Chelseat kishin qenë, për disa vite radhazi, cak i abuzimeve seksuale e manipuluese nga një person i cili nuk ishte kundërshtuar asnjëherë nga klubi, thuhet një një raport të fundit të publikuar.

Dëshmitë nga 23 viktima sqarojnë se si ish-skauti kryesor i Chelseat, Eddie Heath, i cili vdiq në vitin 1983, i kishte abuzuar djemtë e rinj, mes moshave 10 dhe 17-vjeçare, gjatë viteve të 70-ta.

Në një raport të kryer nga autoritetet jashtë klubit thuhet se drejtuesit e Chelseat kishin qenë në dijeni për veprimet e Heath, mirëpo kishin vendosur të mos ndërmarrin asnjë veprim.

Në një deklaratë të lëshuar për media sot, bordi drejtues i Chelsea kërkojë falje për të gjithë situatën.

Raporti – i kryer nga Charles Geekie Qc – gjithashtu e kritikon ashpër ish-ndihmësmenaxherin, Dario Gradin, i cili akuzohet se nuk ia bëri të ditur këtë problem eprorëve të tij, përkundër që futbollistët e rinj i ishin ankuar atij për Heath.

Dështimi i Gradit për t’i raportuar këto akuza “ishte një mundësi e humbur për t’i zbuluar veprimet e Heath dhe për të parandaluar abuzim të mëtutjeshëm”.

BBC-ja tentoi ta kontaktojë Gradin për këto akuza. Mirëpo, ai nuk pranoi se kishte tentuar t’i lë në harresë akuzat, duke thënë se ai kishte biseduar me eprorët e tij në klub dhe kishte biseduar edhe me babanë e njërit prej djemve.

Heath ishte i punësuar në Chelsea nga viti 1968 deri në vitin 1979 dhe, gjatë kohës sa kishte qenë i gjallë, ndaj tij nuk ishin bërë asnjëherë hetime.

Nga 23 viktimat, 15 raportuan abuzim serioz seksual, përfshirë këtu përdhunim, ndërsa tre dëshmitarë tjerë rrëfyen në detaje abuzimin që ua kishte bërë Heath në prezencë të djemve të tjerë. 

(Kosova Sot Olnline)