Messi mund të mungojë në ndeshjen e parë të La Ligas

  • 06 August 2019 - 15:50
Messi mund të mungojë në ndeshjen e parë të La Ligas

Ylli argjentinas pësoi lëndim në kofshë të hënën pasi iu bashkua ekipit për herë të parë në përgatitjet parasezonale. Messi ka thënë se do të kthehet shpejt, por prezenca e tij në ndeshjen e parë të La Ligas më 17 gusht ndaj Athletic Bilbaos është vënë në dyshim.

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi thotë se shpreson se do të kthehet shpejt nga lëndimi në kofshë, të cilin e pësoi të hënën, në ditën kur iu bashkua ekipit.

Ylli argjentinas iu bashkua Barcelonës të hënën pas pjesëmarrjes së tij në Copa America në fillim të kësaj vere, ndërsa luajti në ndeshjen e së shtunës në Camp Nou ndaj Arsenalit, në fitoren 2:1.

32 vjeçari u largua nga seanca stërvitore e së hënës pasi pësoi tërheqje muskulore të shkallës së parë në kofshën e këmbës së tij të djathtë.

Edhe pse theksoi se do të kthehet shpejt, Messi mund të mungojë në ndeshjen hapëse të Barcelonës në la Liga më 17 gusht ndaj Athletic Bilbaos.

Lëndimi i kushtoi yllit argjentinas, i cili nuk mundi të shkonte në SHBA me pjesën tjetër të ekipit në vazhdimin e përgatitjeve dhe për ndeshjet miqësore ndaj Napolit në Miami dhe në Michigan.