Beckenbauer akuzohet për mashtrim në rastin e FIFA-s

  • 06 August 2019 - 16:12
Beckenbauer akuzohet për mashtrim në rastin e FIFA-s

Franz Beckenbauer është akuzuar për mashtrim nga Gjykata e Zvicrës. Ish-fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë akuzohet se e kishte paguar ish-anëtarin e FIFA-s, Mohamed bin Hammam, 8.4 milionë funte për Kupën e Botës së vitit 2006.

Ish-trajneri i Gjermanisë kishte qenë kryesues i Komitetit Organizues të Kupës së Botës 2006 në atë kohë, ndërsa Bin Hammam kishte qenë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s dhe Komitetit të Financave.

“Hetimet kanë zbuluar se në verën e vitit 2002, Franz Beckenabauer e pranoi një hua prej 10 milionë frangave në emrin e tij nga llogaria e Rober Louis-Dreyfus. Shuma u përdor për disa pagesa të ndryshme ndaj një kompanie zvicerane që i përkiste Mohammad Bin Hammamit”, ka thënë Beckenbauer.

“Qëllimi i saktë i shumës që iu pagua Mohammad bin Hammamit nuk të përcaktohej sepse një kërkesë për ndihmë ligjore ndaj autoriteteve të Katarit, që është bërë në shtator të vitit 2016, mbetet pa përgjigje”.

Hetimet ndaj Beckenbauer janë duke vazhduar ndaras, për shkak se problemet e tij shëndetësore e kanë bërë të pamundur intervistimin e tij.

Prokurorët federalë të Zvicrës kanë ngritur akuzë edhe ndaj tre zyrtarëve të tjerë të futbollit në Gjermani dhe një ish-zyrtari të FIFA-s, për shkak të dyshimeve se kanë bërë pagesa lidhur me po të njëjtin edicion të Kupës së Botës.

Këta persona besohet se janë ish-presidentët e Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Theo Zwanziger dhe Wolfgang Niersbach, ish-zyrtari i Federatës, Horst Schmidt, dhe ish-zyrtari i FIFA-s, Urs Linsi. Të katërt kanë mohuar të kenë shkelur ligjin.

(Kosova Sot Online)