Lukaku në grevë

  • 06 August 2019 - 16:52
Lukaku në grevë

Romelu Lukaku ende është duke i vazhduar stërvitjet me Andelecht, kurse Sport Mediaset ka shkruar se kjo është një grevë e sulmuesit të Manchester United.

Lukaku është parë edhe sot në qendrën stërvitore të ish klubit të tij Andelecht të hënën, para se të qartësojë se ai aty në një ditë pushimi.

Lukaku është parë në qendrën stërvitore të ish klubit të tij, Andelecht të hënën dhe të martën, para se të qartësoj se ai aty ishte për të pushuar.

Megjithatë, 26 vjeçari sipas medias belge Het Laaste Niewus është aty sepse po refuzon që të kthehet në United.

Sipas Mediaset, kjo është një përpjekje e belgut për të “detyruar” djajtë e kuq që ta shesin para të enjtes kur edhe përfundon afati kalimtar për skuadrat e Premier Ligës.

Juventusi dhe Interi të dy dëshirojnë që ta kenë Lukakun në skuadrat e tyre, ai ishte afër kalimit në Old Trafford por Paulo Dybala refuzoi shkëmbimin, derisa Interi thuhet se ende po shikon për të bërë ofertë 85 milionë euro për lojtarin.

Megjithatë, për të ende ka kohë deri në fund të gushtit kurse ESPN ka shkruar që Ole Gunnar Solskjaer po e merr në konsideratë sulmuesin e ri 17 vjeçar Mason Greenwood si zëvendësues të Marcus Rashford. 

(Kosova Sot Online)