Befasi, Coutinho mund të huazohet në Arsenal

  • 06 August 2019 - 17:45
Befasi, Coutinho mund të huazohet në Arsenal

Për shumë kënd befasi, por ka shumë mundësi që asi i Barcelonës Philippe Coutinho mund ti bashkohet Arsenalit në Londër

Sipas gazetës franceze L’Equipe, Arsenali pritet që ta kompletojë huazimin e plejmejkerit, Philipe Coutinho nga Barcelonë deri të enjten në mesnatë.

Ish ylli i Liverpooli, i cili e pati të vështirë që të adaptohet në Camp Nou, dëshiron që të rikthehet në Premier Ligë, me Arsenalin që prin në garë për shërbimet e tij.

Sipas gazetës, për Coutinhon janë të interesuar edhe disa skuadra të tjera të Premier Ligës, përfshirë ish skuadrën e tij Liverpool, Manchester United dhe Tottenham. 

(Kosova Sot Online)