Interi, prapë refuzohet për Lukaku

  • 06 August 2019 - 19:51
Interi, prapë refuzohet për Lukaku

Manchester United thuhet se kanë refuzuar edhe ofertën e re prej 73 milionë euro te Interit për Romelu Lukaku, përderisa disa media kanë shkruar se Paulo Dybala mund ta merr në konsideratë kthimin në Old Trafford.

Sky Sports UK ka shkruar që oferta e re e interit kishte vlerë 68 milionë funte (përafërsisht 73 milionë euro) dhe përfshinte disa shtesa dhe bonuse, por që përsëri është refuzuar nga anglezët.

Manchester United dëshiron s’paku 85 milionë euro, shumën që e kishte paguar për të nënshkruar për belgun nga Everton dy vite me parë.

Sipas korrespondentit të Tuttomercatoëeb dhe korrespodentit, Giovanni Albanese Dybala është duke e marrë në rikonderatë vendimin e tij për ta mohuar kalimin në Manchester United.

Madje, nëse ai ndryshon mendje, disa burime të tjera nga Sky Sport Italia që insistojnë se nuk ka ndërruar, kjo nuk do të thotë që marrëveshja për shkëmbim me Lukaku mos të kalojë.

Lukaku për momentin është në qendrën stërvitore të Anderlecht në pajtueshmëri me Manchester United derisa të zgjidhet e ardhmja e tij.

Afati kalimtar në Premier Ligë mbyllet te enjten në mbrëmje, kështu që vendimi në këtë rast për lojtarin duhet të përmbyllet më shpejt.

(Kosova Sot Online)