U emërua trajner i Feronikelit, ja çfarë shkruajnë mediat serbe

  • 06 August 2019 - 21:32
U emërua trajner i Feronikelit, ja çfarë shkruajnë mediat serbe

Mediat serbe reagojnë pas ish lojtari i Partizanit bëhet trajner i Feronikelit

Mediet ne serbi kane reaguar kur kanë kuptuar se ish ish-futbollisti i Partizanit, Dejan Vukicevic është emëruar trajner i një klubi nga Kosova!

“Ish-futbollisti i Partizanit dhe trajneri i Vojvodinës, Dejan Vukiçeviç është shefi i ri i shtabit teknik të Feronikeli të Kosovës nga Glogovci” ka shkruar Kurir.

“Vukicevic ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare, dhe promovimi i trajnerit të ri do të bëhet sot në orën 18:00”, shkruan kjo media e cila shquhet për gjuhën e saj në pezhorativ për shqiptarët.

“Në ndeshjen që u luajt në Bratisllava, tifozët e Sllovanit përdorën parullat ‘Kosova është Serbi’, por kjo nuk vlen për të”, shkruan mes të tjera ky portal.

Kujtojmë që Vukiçeviç veshi fanellën e Partizanit nga viti 1994 deri në 1997.

Për trajnerin malazez ka shkruar edhe Blic, e cila po ashtu ka folur për eliminimin e Feronikelit nga Europa Liga dhe po ashtu për brohoritjet raciste serbe në Sllovaki gjatë ndeshjes KF Feronikel-Slovan Bratislavi.

(Kosova Sot Online)