Arsenali arrin marrëveshje me Ruganin

  • 06 August 2019 - 21:48
Arsenali arrin marrëveshje me Ruganin

Arsenali raportohet se ka arritur marrëveshje personale me Daniele Ruganin, derisa Juventusi thuhet se ka pranuar një huazim me obligim blerjen

Sipas ekspertit të transfereve të Sportitalia Alfredo Pedulla, Gunners tashmë e kanë të qartë se mund ta transferojnë Ruganin.

Rugani pritet që ta përfitojë një pagë katër milionë euro në vit me bonuse.

Dy klubet thuhet se janë në finalizim të disa detaleve, por thuhet se Juve dëshiron që ta huazojë lojtarin me obligim blerjen në funds të sezonit.

Do të jetë një huazim dy vjeçar që mund t’ju kushtojë Arsenalit deri në 40 milionë euro.

Italiani nuk pritet të këtë minuta në Juve pas arritjes se Matthijs de Ligt dhe Merih Demiral gjatë verës.

Ai ka nevojë që të luaj dhe nuk ka pasur përparime të mira që prej largimit të tij nga Empoli.

Wolverhampton Wanderers po ashtu ishin të interesuar për të, por lojtari ka vendosur për Arsenalin.

(Kosova Sot Online)