Dybala refuzon Spurs, s’e bind oferta

  • 06 August 2019 - 22:41
Dybala refuzon Spurs, s’e bind oferta

Paulo Dybala është duke i shkaktuar probleme të mëdha Juventusit, pasi që raportohet që ai nuk dëshiron të shkoj në Tottenham e as në Manchester United, edhe pse dy skuadrat ofruan 70 milionë euro për të

Është një garë me kohën kjo, pasi që afati i transferëve në Premier ligë mbyllet të enjten në ora 17:00.

Sky Sport Italia raporton këtë mbrëmje që Spurs kanë bërë një ofertë me vlerë 70 milionë euro për Dybala, të cilën e ka pranuar Juventusi.

Megjithatë, Tottenham Hotspur kishte mbetur për të arritur marrëveshje personale me La Joya dhe ashtu siç ndodhi me United ka ndodhur edhe me Spurs, lojtari ka refuzuar që të transferohet.

Skuadra nga Old Trafford kishte ofruar 12 milionë euro plus bonuse, me një komision prej 15 milionë euro për agjentin e tij.

Kjo do të bënte atë një lojtar më të paguar se Harry Kane në Angli.

Por, sipas Gazzeta dello Sport dhe eksperit të transfereve Nicolo Schira, argjentinasi nuk është entuziast për të luajtur në Angli dhe tashmë pas refuzimit të Manchester United e ka refuzuar edhe Tottenham.

Ai dëshiron që të mbetet në Torino por nëse ai largohet do ta bënte këtë vetëm për Paris Saint-Germain.

Interi po ashtu mund ta transferojë atë, duke propozuar një marrëveshje shkëmbimi me Mauro Icardin.

(Kosova Sot Online)