Pique: Neymari duhet të flasë për ta forcuar kthimin në Barçë

  • 07 August 2019 - 08:14
Pique: Neymari duhet të flasë për ta forcuar kthimin në Barçë

Gerard Pique thotë se çfarëdo lajmi për qëllimin e Neymarit për t’u kthyer në Barcelonë duhet të vijë nga vetë goja e yllit të Paris Saint-Germainit, e jo nga ish-bashkëlojtarët e tij.

Braziliani ka qenë vazhdimisht i lidhur me një kthim të mundshme te gjiganti spanjoll këtë verë. Neymari dëshiron të largohet nga Parisi vetëm dy vjet pas transferimit rekord nga Barcelona, për 222 milionë euro.

Katalonasit mbeten favoritë për t’i siguruar shërbimet e ish-yllit të tyre dhe lajmet e fundit sugjerojnë se ata mund të tentojnë ta huazojnë Neymarin për sezonin e ardhshëm e pastaj ta blejnë.

Gjatë prezantimit të lojtarit të ri të Barcelonës, Junior Firpes, të dielën, presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu, tha se edhe lojtarë të tjerë mund të transferohen deri në fund të afatit kalimtar, më 2 shtator. Shumë besuan se ai po i referohej 27-vjeçarit.

Jordi Cardoner, zëvendëspresidenti i kampionit të La Ligës, tentoi t’i heshtë të gjitha spekulime, duke thënë se një transferim për Neymarin ishte i pamundur në atë moment.

Dhe përderisa Barcelona e ka bërë të qartë se beson se Neymari është i palumtur në PSG, Pique thotë se shokët e tij në klubin spanjoll nuk do të ofrojnë asnjë informatë private të Neymarit, për qëllimet e tij.

“Natyrisht që unë flas me të, por ai duhet të jetë personi që flet publikisht për këtë gjë”, tha Pique në një konferencë për media, para ndeshjes miqësore të Barcelonës me Napolin.

“Ne i kemi bërë disa biseda private dhe unë nuk mendoj se është korrekte të flas për ato biseda këtu. Ai është një yll në fushë dhe jashtë saj. Shpresojmë se diçka do të ndodhë”.

“Ai është një lojtar i mrekullueshëm, i cili e njeh zhveshtoren, qytetin dhe klubin. Jam i bindur se ka shumë njerëz në klub të cilët janë të kënaqur me rezultatet e tij. E di se është një situatë e komplikuar, se ai luan për PSG-në dhe se ne kemi një skuadër të mrekullueshme me të cilët mund të garojmë për çdo trofe”.

“Ju tashmë e dini për lidhjen time me Neymarin dhe ne do të ishim të lumtur ta kemi atë këtu, por ai luan për PSG-në dhe mendimi im nuk ndryshon asgjë”.

Neymari nuk ishte kthyer në kohë në stërvitjet e PSG-së këtë verë, gjë për të cilën klubi francez ka hapur procedurë disiplinore. Paraprakisht ai e kishte pësuar një lëndim që ia kishte pamundësuar pjesëmarrjen në Kupën e Amerikës me Brazilin. 

(Kosova Sot Online)