Milani mund ta shesë Suson

  • 07 August 2019 - 10:58
Milani mund ta shesë Suson

Olympique Lyonnais e ka konfirmuar interesimin për Suson, pas raportimeve se Milani është i gatshëm ta shesë anësorin spanjoll gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Milani u duk se ka ndërruar mendje dhe nuk dëshiron më ta shesë Suson, pasi që trajneri Marco Giampaolo e quajti atë “lojtar të klasit botëror” pas paraqitjes së tij kundër Manchester Unitedit, fundjavën e kaluar.

Megjithatë, Gazzetta dello Sport paralajmëron se ka dallime të mëdha mendimesh në bordin drejtues në “San Siro. Përderisa Giampaolo dëshiron ta mbajë në skuadër Suson, drejtuesit do të preferonin ta shisnin atë.

Ky lajm vjen pas takimit të së martës mes agjentit të futbollistit, Alessandro Lucci, dhe zyrtarëve të kuqezinjve.

 Lyoni e ka intensifikuar interesimin e vet, pasi që presidenti Jean-Michel Aulas e bëri publik interesimin për 25-vjeçarin.

Klubi i Ligue 1 veçse ka arritur marrëveshje me një klub tjetër italian gjatë këtij afati kalimtar të verës, duke e sjellë mbrojtësin Joachim Andersen nga Sampdoria.

La Gazzetta dello Sport gjithashtu sugjeron se kuqezinjtë mund ta transferojnë sulmuesin e Atletico Madridit, Angel Correa, si zëvendësues të tij.

Suso e ka një klauzolë për shkëputjen e kontratës së tij me Milanin në vlerë prej 40 milionë eurosh, edhe gazeta italiane më herët kishte pretenduar se kjo klauzolë është në vlerë prej 35 milionë eurosh. 

(Kosova Sot Online)