Zidane emëron skuadrën, i lë Bale dhe James në shtëpi

  • 07 August 2019 - 12:29
Zidane emëron skuadrën, i lë Bale dhe James në shtëpi

Zinedine Zidane e ka emëruar grupin e lojtarëve që do të udhëtojë në Austri, ku Real Madridi do të përballet me Red Bull Salzburgun të mërkurën në orën 19:00.

Trajneri francez i ka zgjedhur 21 lojtarë për këtë ndeshje, mirëpo James Rodriguez, Mariano Diaz dhe Gareth Bale janë lënë jashtë skuadrës, duke i shtuar edhe më shumë spekulimet për të ardhmet e tyre.

Edhe Rodrygo e Takefusa Kubo janë lënë jashtë skuadrës, por ata do të punojnë me Real Madrid Castillan, nën urdhrat e Raulit.

Thibaut Courtois dhe Luka Jovic janë kthyer në mesin e bashkëlojtarëve të tyre, ndërsa Casemiro dhe Eder Militao do t’i luajnë minutat e parë të turneut parasezonal të tyre.

Brahim Diaz, Ferland Mendy dhe Marco Asensio do të qëndrojnë në Madrid, përderisa po rikuperohen nga lëndimet e tyre.

Skuadra e plotë : Courtois, Keylor Navas, Andriy Lunin; Dani Carvajal, Sergio Ramos, Raphael Varane, Nacho, Militao, Marcelo, Alvaro Odriozola, Adrian De la Fuente; Casemiro, Toni Kroos, Luka Modric, Isco, Fede Valverde; Jovic, Karim Benzema, Lucas Vazquez, Vinicius Junior dhe Eden Hazard. 

(Kosova Sot Online)