Fabregas: Real Madridi më kërkoi katër herë

  • 07 gusht 2019 - 12:49
Fabregas: Real Madridi më kërkoi katër herë

Cesc Fábregas foli për “El Partidazo” dhe “Radio MARCA”. Lojtari aktual i Monaco tregoi anën e tij më personale, pranoi se Real Madridi e ka dashur atë disa here. Po ashtu, mesfushori i njohur spanjoll tha se nuk dyshon për një sekondë te Eden Hazard, se ai do të jetë i suksesshëm me “Los Blancos”.

Vdekja e Reyes – “Ishte një lajm që më ka shokuar. Unë bashkohesha me të falë një miqësie dhe kujtimesh të pashlyeshme të fazës sime fillestare si futbollist. Kurrë nuk do ta harroj atë që bëri për mua në dy vitet e para në Londër”.

Casillas – “Ishte shumë bukur ta takoja përsëri. Nga ato që thotë, ai shpreson të luajë përsëri. Mentaliteti i tij është i njohur për të gjithë dhe shpresoj se mund të vazhdojë të japë më shumë në futboll”.

Hazard – “Jam i befasuar, kur flasin për peshën e tij. Duket se njerëzit nuk i kanë parë shtatë vitet e tij në Premier League. Paraqitja e tij në Madrid është fjalë kryesore, por unë nuk dyshoj për të asnjë sekondë”.

Real Madridi – “Ky klub ka pasur interes të fortë për mua katër herë. Dy herët e para isha shumë i ri. Në të tretën e kisha marrë vendimin të shkoja te Barça, por dëgjova edhe Realin”. 

(Kosova Sot Online)