Sa para do t’i fitojë kampioni i ardhshëm i Premierligës?

  • 07 August 2019 - 13:47
Sa para do t’i fitojë kampioni i ardhshëm i Premierligës?

Kampioni i ardhshëm i Premierligës nuk do të shpërblehet vetëm me trofeun dhe mundësinë për t’u lavdëruar para rivalit të Premierligës. Federata e Futbollit e Anglisë i ka rreth 150 milionë funte (165 milionë euro) të ndara për kampionin e ri.

Tani që sezoni i ri i Premierligës është shumë afër fillimit, klubet kudo në Angli janë duke u përgatitur sa më mirë që të munden për t’i arritur synimet e tyre gjatë sezonit 2019/20

Fitorja e Manchester Cityt kundër Liverpoolit në gjuajtjet e penalltive, në Community Shield, shërbeu si një “trailer” për nëntë muajt e radhës që i presin tifozët e futbollit, përderisa 20 klube po përgatiten për të arritur suksese vendore.

Manchester City, që e mbrojti titullin e Premierligës sezonin e kaluar, dhe Liverpooli, që u shpall kampion i Evropës, pritet që të jenë përsëri dy rivalët kryesor për trofeun e këtij edicioni të Premierligës, ndërsa edhe Tottenhami, Arsenali, Chelsea e Manchester Unitedi do të tentojnë të futen në këtë garë.

Por, çfarë shpërblimi merr fituesi në fund?

Triumfi në Premierligë sjell një numër të madh të shpërblimeve financiare, mirëpo Premierliga fillimisht e shpërblen kampionin me rreth 150 milionë funte.

Kjo shumë do të ndikojë në aspektin pozitiv në buxhetin e klubit për afatet e ardhshme kalimtare apo për ndonjë investim tjetër në klub. 

(Kosova Sot Online)