Coutinho i përgjigjet Tottenhamit

  • 07 August 2019 - 14:44
Coutinho i përgjigjet Tottenhamit

Futbollisti brazilian nuk e ka pranuar ofertën për t’u huazuar tek klubi londinez

Philippe Coutinho e ka hedhur poshtë mundësinë që t’i bashkohet Tottenhamit në formë huazimi.

Lajmin e ka bërë të ditur SPORTtalk.

Ylli brazilian ka dështuar ta tregojë veten në Camp Nou pasi forma e tij në Liverpool ishte larg më e mirë.


Prandaj, gjiganti katalunas po shpreson ta shesë ish-futbollistin e Espanyolit e Interit, në mënyrë që të bëjë para për ta rikthyer Neymarin në klub.

Mirëpo, asnjë klub nuk ka shprehur interesim serioz për Coutinhon me një ofertë të parefuzueshme.

Gjatë verës flitej për një rikthim të tij të mundshëm në “Anfield Road”, por trajneri Jurgen Klopp u shpreh se lojtari kushton shumë shtrenjtë.

Mbetet të shihet në javët në vazhdim nëse Coutinho do të qëndrojë në Barcelonë apo jo.

Vetë lojtari ka thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga kampioni spanjoll. 

(Kosova Sot Online)