Man Utd i mllefosur me Realin për Pogban

  • 07 August 2019 - 14:50
Man Utd i mllefosur me Realin për Pogban

“Djajtë e Kuq” nuk e kanë pritur aspak mirë “flirtin” e klubit spanjoll me mesfushorin francez.

Strategjia e Real Madridit për ta transferuar Paul Pogban e ka mllefosur Manchester Unitedin.

Gjiganti spanjoll nuk e ka fshehur dëshirën për ta transferuar mesfushorin francez, i cili dëshiron të largohet nga “Old Traffordi” gjatë kësaj vere.

Megjithatë, “Los Blancos” nuk i janë afruar asnjëherë klubit anglez për ta kërkuar çmimin e kampionit të botës me Francën.

Dhe, “flirti” i Realit me Pogban e ka irrituar klubin e Premierligës.

Edhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer është i mllefosur në kolegun e tij, Zinedine Zidane.

Mbetet të shihet nëse Pogba do të transferohet apo jo këtë verë në “Santiago Bernabeu”.

Atë e kërkon edhe Juventusi, i cili synon ta rikthejë lojtarin në Torino.

(Kosova Sot Online)