Interi vazhdon takimet me agjentin e Dzekos

  • 07 August 2019 - 18:26
Interi vazhdon takimet me agjentin e Dzekos

Interi jo vetëm që po ecën mirë në negociata me Manchester United për Romelo Lukaku, por po ashtu është duke ecur mirë edhe në negociata për Edin Dzeko

Nerazzurri me në fund është ndezur në qendrën e tyre të transferëve të klubit në Milan.

Presidenti i Steven Zhang dhe drejtori Beppe Marotta janë në bisedime të vazhdueshme me shefat e Manchester United dhe agjentin e Lukakus, Federico Pastorello që belgu të transferohet qysh nesër para se të përfundojë afati në Premier Ligë. Mësohet se shuma që po negociohet është 70 milionë euro plus bonuse.

Në krye të këtyre bisedimeve, agjenti i Dzekos, Silvano Martina është parë sot disa herë në zyrat qendrore të Interit këtë pasdite, duke mbajtur katër takime me klubin.

Dzeko është raportuar që e ka bërë të qartë që ai po përpiqet dhe dëshiron që të largohet nga San Siro, sidomos pasi që ka vetëm një vit kontratë me klubin.

Roma kërkoNTE 20 milionë euro dhe tani thuhet se e ka zvogëluar çmimin dhe se Interi është në pozitë të mirë për ta transferuar lojtarin.

(Kosova Sot Online)