Lladrovci kërkon lënien anash të politikës në sport, uron trajnerin malazez të Feronikelit

  • 07 August 2019 - 20:36
Lladrovci kërkon lënien anash të politikës në sport, uron trajnerin malazez të Feronikelit

Feronikeli dje është bërë me trajner të ri pas largimit të Zekrija Ramadanit.

‘Nikli’ tashmë ka prezantuar trajnerin malazez, Dejan Vukiceviq.

Skuadra nga Drenasi ka marrur përkrahjen sot të kryetarit të kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

Lladrovci në rrjetet sociale ka falënderuar ish trajnerin Ramadani, kurse për trajnerin nga Mali i Zi ka shkruar se ka një karrierë të pasur si futbollist por edhe si trajner.

Njoftimi: Sot, Ferronikeli bëhet me trajner të ri.

Përgëzime për trajnerin Dejan Vukiçeviq, i cili ka një karrierë të pasur si futbollist dhe trajner. Sporti i ka afruar njerëzit, popujt, shtetet dhe kombet, nuk i ndan.

E falënderoj ish trajnerin Zekirija Ramadanin, për krejt çfarë ka bërë që Ferronikeli të arrij deri këtu.

Mali i Zi, është krah vendit tonë, duke e njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës si dhe përkrahëse e integrimeve në organizatat ndërkombëtare të vendit tonë.

Suksese Ferronikeli, urime Trajner, urime drejtor Naser Rama, urime tifozë e futbolldashës!

Pas promovimit të trajnerit të ri, vendosja e luleve pranë varrit të Fadil Vokrrit, është nderim për futbollistin dhe futbolldashësit në kohërat e vështira dhe të arriturat e futbollit të Republikës së Kosovës.


(Kosova Sot Online)